Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Prishtinës ka fituar në udhëtim ndaj Ballkanit me rezultatin 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka mposhtur Llapin me rezultatin e thellë 4:0.
Prishtina tani ka shkuar në 54 pikëve, duke iu afruar Ballkanit në vetëm një pikë dhe Dritës në katër pikë.
Arbëria mbetet në zonën e “kuqe”, kurse Drenica aktualisht ndodhet në barazh.
Më poshtë keni renditjen:



