Sporti

Shkëmbi: Goli ndikoi për keq, s’kemi bërë lojë të mirë

04/04/2021 17:09
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka fituar derbin ndaj Ballkanit.

Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultatin minimal 0:1, në ndeshjen e xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi tha se goli ndikoi keq tek ekipi i tyre, me ç’rast edhe nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv në këtë derbi.

“U pa në fakt që goli ndikoi për keq, por do të thoja që deri në ato minuta nuk kemi bërë lojë të mirë. Nga ana psikologjike goli ndikoi për keq dhe në asnjë moment nuk arritem të bëjmë atë lojën që kjo skuadër bën. Ballkani do të jetë deri në fund në luftë me këto dy ekipe, është një garë interesante, ka shumë pikë në lojë, ka edhe 9 ndeshje. Ne do të bëjmë mire dhe do të marrim maksimumin e mundshëm”, tha Bledi Shkëmbi për ‘Art Sport’.

/GazetaBlic Sport