Sporti

Feronikeli deklason Llapin, Duro i jep leksione Batatinës

04/04/2021 16:56
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit ka deklasuar Llapin në xhiron e 27’të të Superligës së Kosovës.

Feronikeli ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e zhvilluar në Rexhep Rexhepi, shkruan GazetaBlic Sport.

Marko Milickovic me dy gola, Marko Simonovski dhe Albert Dabiqaj me nga një tjetër kanë shënuar për fitoren e Niklit.

Duro me lehtësi e mposhti Batatinën dhe nuk lejoi të tejkalohej në tabelë.

Feronikeli tani ndodhet në vendin e pestë me 34 pikë – kurse Llapi në vendin e gjashtë me 33 pikë.

/GazetaBlic Sport