Sporti

Prishtina fiton derbin ndaj Ballkanit dhe i afrohet kreut të tabelës

04/04/2021 16:51
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka fituar derbin ndaj Ballkanit.

Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultatin minimal 0:1, në ndeshjen e xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Autogoli i Armend Thaqit i siguroi tre pikë tejet të vleshme ekipit nga kryeqyteti.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 54 pikëve, një më pak se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë.

Në vendin e parë mbetet Drita me 58 pikë.

/GazetaBlic Sport