Sporti

Vjen konfirmimi nga udhëheqësi i tifo-grupit “Ujqit”, ky është vendimi për ndeshjen Ferizaj – Kika

04/04/2021 13:54
nga:Mergim Rreci

Ndeshja në mes Ferizajt dhe Kikas megjithatë do të zhvillohet.

Futbollistët e kanë bojkotuar klubin për shkak të borgjeve që ka ndaj tyre dhe ndeshja e sotme ishte në rrezik, përcjell GazetaBlic.

Në një reagim klubi lëshoi një deklaratë interesante ku në njoftim përmendeshin edhe aksionarët dhe kryetari i Komunës.

Megjithatë, udhëheqësi i këtij tifo-grupi, Driton Spahija, e ka konfirmuar për GazetaBlic Sport se ka një marrëveshje me futbollistët dhe se ndeshja do të zhvillohet.

“Po mund ta konfirmoj, kemi një marrëveshje me futbollistët dhe ndeshja e sotme do të zhvillohet. Ne si tifo-grup kemi arritur që t’i bindim futbollistët që të zbresin sot në fushën e lojës” tha Spahija për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic/