Sporti

David Silva i jashtëzakonshëm, fiton trofe në vitin e parë me Sociedadin ashtu siç e kishte bërë me Manchester Cityn

04/04/2021 13:10
nga:Mergim Rreci

Real Sociedad triumfon me rezultatin minimal 1-0 në finalen baske të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos dhe rikthehet të fitojë një trofe pas 37 vitesh mungesë.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej për vitin 2019-2020, por që u shtye si shkak i pandemisë, përcjell GazetaBlic.

Sfida në “Estadio de la Cartuja” ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet baske, por në fund ishte Real Sociedad që u largua nga Andaluzia me trofeun e Kupës, falë një goli të shënuar nga Mikel Oyarzabal në minutën e 63-të, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Pjesë e këtij suksesi me skuadrën baske ishte edhe David Silva.

Ai u transferua tek kjo skuadër nga Manchester City dhe në vitin e tij të parë la shumë mbresa, ashtu siç la edhe tek skuadra angleze.

Ai  u bashkua me Man City dhe fitoi FA Cup në sezonin e tij të parë, trofeun e parë të madh të klubit në 35 vjet.

Kurse fakti interesant qëndron se aiu bashkua me Real Sociedad dhe fitoi Copa del Rey në sezonin e tij të parë, trofeun e parë të madh të klubit në 34 vjet.

/GazetaBlic/