Lajme

Rugova: Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, por kjo nuk i takon vetëm LDK-së

04/04/2021 09:39
nga:Q R

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit, shkruan GazetaBlic.

Rugova përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deputetët duhet të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

Tutje, ai shton se mosvotimi i presidentit, nuk është çështje që i takon vetëm deputetëve të LDK-së, derisa i bënë thirrje kryetarit Abdixhiku që të mbron këta të fundit.

Postimi i plotë:

Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja. Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë?
Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!

Haxhiu për Halitin: I bëjmë ftesë që të vijë dhe të votojë