Lajme

Musliu: Albin ti edhe argatja jote e kuptuat që sistemi jonë është demokraci parlamentare

04/03/2021 23:06
nga:Gazeta Blic

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për presidente Vjosa Osmani duke ua rikujtuar se sistemi politik në Kosovë është demokraci parlamentare.

“Albini tha sot do te fitoi Kosova. Po Albin, sot ti dhe argatja jote e kuptuat që sistemi jonë politik është demokraci parlamentare. Mos harroni: Presidenti votohet në Kuvend”, ka shkruar ajo në Facebook.