Lajme

Behgjet Pacolli flet për letrën që i dha Kujtim Shala, tregon çfarë kishte në përmbajtje

04/03/2021 21:57
nga:Y I

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth letrës që e mori nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

Në një prononcim para gazetarëve, Pacolli ka pyetur gazetarët se mos po doni me ju tregu se cfarë ka në atë letër.

“Mos po doni me ja dhanë atë letër edhe juve. Vota është e fshehtë, çdo deputetë është i përgjegjshëm për votën e vetë. Unë e kam kryer punën time si deputetë”, ka thënë Pacolli.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, u pa se Kujtim Shala e Behgjet Pacolli që kanë shkëmbyer diçka mes tyre.