Lajme

Përveç Veliut, Hotit dhe Selmanajt, kjo është deputetja e LDK-së që nuk mori pjesë në raundin e parë të votimit

04/03/2021 21:14
nga:Mergim Rreci

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, nuk ka marrë pjesë në raundin e parë të votimit për presidentin.

Ajo është vonuar për pjesëmarrje dhe kur është kthyer në sallë ka përfunduar procesi duke iu pamundësuar të votojë.

Raundi i parë ka dështuar meqë nuk ka pasë kuorum të nevojshëm.

Në kuti janë hedhur vetëm 78 vota.