Lajme

Gjoshi: Albin Kurti duhet t’iu tregojë qytetarëve se si i siguroi votat e Behgjet Pacollit dhe Albena Reshitajt

04/03/2021 20:50
nga:Y I

Zyrtari i PDK-së Betim Gjoshi, ka reaguar pas vendimit të deputetëve Begjet Pacolli dhe Albena Reshitaj për të qëndruar në seancë, përcjell Gazeta Blic.

Gjoshi ka thënë se sigurimi i votave të tyre është i dyshimtë.

“Albin Kurti duhet t’i tregojë qytetarëve të Republikës së Kosovës se me çfarë çmimi siguroi votat e këtyre dy deputetëve” shkruan Gjoshi.

Postimi i plotë:

Sigurimi i votës së Behgjet Pacollit dhe Albena Reshitajt, është i dyshimtë.
Albin Kurti duhet t’i tregojë qytetarëve të Republikës së Kosovës se me çfarë çmimi siguroi votat e këtyre dy deputetëve?

Kosova nuk ia sheh hajrin një Presidentes që fiton me shantazhe ndaj LDK-së dhe tregtim të posteve shtetërore siç bëri me partine satelite të Listës Serbe, Romani Iniciativën.