Ud i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se janë prezencë në sallë me zotin Hamza për ta kundështuar të gjithë këtë teatër politik.
Hoxhaj tha se Albin Kurti nuk mund ta shantazhojë asnjëherë PDK-në.
“Zoti Kurti po e emëron zonjën Osmani Presidente sepse don të ketë një kontroll të plotë mbi Presidencën, mbi shërbimin diplomatik, mbi ushtrinë mbi shërbimin e inteligjencës etj. Ne me zotin Hamza jemi këtu për ta kundërshtuar këtë gjë. Unë i tham zotit Kurti, mund ta shantazhosh kë të duash por tek ne nuk shiten shantazhet. Nuk bëhemi pjesë e këtij teatri politik.Grupi Parlamentar i PDK-së, nuk e voton zonjën Osmani ” ” tha Hoxhaj, përcjell Gazeta Blic.


