Ivan Juric beson se Torino bëri ‘performancën më të mirë të sezonit’ në humbjen 1-0 ndaj Milanit dhe ‘dominoi’ në San Siro.
Ishte një tjetër humbje zhgënjyese 1-0 për Granata, të cilët treguan një paraqitje shumë pzoitive në këtë takim, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, goli i Olivier Giroud nga një goditje nga këndi rezultoi e mjaftueshme që Milani të merrte të tre pikët.
“Djemtë dominuan për periudha të gjata sonte në San Siro. Ka kufizime dhe fusha ku ne duhet të përmirësohemi, por unë e di se ku filluam dhe si luajti ky ekip sezonin e kaluar”, tha Juric për DAZN.
“Ndoshta ndonjëherë na mungon pak çmenduria, ajo shkëndija për të krijuar diçka. Fakti mbetet se Milani mezi pati një goditje në portë, shënoi me të vetmen tentativë.
“Kjo ishte performanca jonë më e mirë e përgjithshme e sezonit dhe shpresoj që fati të jetë më shumë në anën tonë në vazhdim, sepse ne kemi qenë shumë të pafat kohët e fundit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


