Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Manchester United – Leicester City

05/11/2021 19:46
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në “Old Trafford”.

Manchester United dhe Leicester City po luajnë baraz 1 me 1, shkruan GazetaBlic.

Ishte një pjesë e parë shumë dinamike, atje ku dy golat u shënuan brenda 15′ minutave të parë.

Luke Thomas shënoi në minutën e 10’të për epërsinë e skuadrës mysafire, por vetëm pas pesë minutave, Masson Greenwood barazoi shifrat në 1 me 1.

Të dy skuadrat kishin edhe raste të tjera, por që gola të tjera nuk u shënuan në këtë pjesë të parë.

/GazetaBlic/