Sporti

“L’Equipe” jep lajmin e madh, Karim Benzema mund të ftohet nga kombëtarja e Francës për “Euro2020”

05/18/2021 08:42
nga:Mergim Rreci

Sipas informacioneve të fundit nga Franca, sulmuesi i mirënjohur francez, Karim Benzema mund të ftohet pas shumë vitesh nga kombëtarja.

Sulmuesi i skuadrës madrilene ishte pezulluar nga Kombëtarja e Francës pas një skandali që e kishte përfshirë atë me futbollistin Valbuena, derisa trajneri Didier Deschamps kishte vendosur që ai më të mos jetë kurrë në përbërjen e kombëtares, përcjell GazetaBlic.

Por tashmë gjërat kanë ndryshiar dhe sipas mediumit francez L’Equipe, Deschamps është duke menduar që ta ftojë atë për Kampionatin Evropian,

Benzema po kalon në formë fantastike edhe në këtë edicion dhe do të mund të ishte një ndihmesë e madhe për këtë kombëtare.

/GazetaBlic/