Finale para finales mbrëmjen e sotme në Euro 2024.
Spanja dhe Franca do të përballen në gjysmëfinale, duke kërkuar biletën për finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Furia e Kuqe’ e eliminoi Gjermaninë në raundin e kaluar, kurse Franca triumfoi pas penalltive ndaj Portugalisë.
‘Superkompjuteri Opta’ mbështeti Spanjën si favorit të lehtë për këtë ndeshje, me La Roja që ka 38.2% dhe Francën që ka 31.8% nga 10,000 simulime para ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/