Sporti

Kush mund të jenë katër emrat e rinj në vend të futbollistëve të Prishtinës? Flet Muharrem Sahiti

06/02/2021 09:56
nga:Mergim Rreci

Drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur në lidhje me katër futbollistët që pritet t’i bashkohen Kosovës në vend të atyre të Prishtinës.

Skuadra e Prishtinës kishte bërë kërkesë që katër futbollistët e saj Gledi Mici, Endrit Krasniqi, Leonit Abazi dhe Lumbardh Dellova të rikthehshin në klub pasi Prishtina ka ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe kështu ata pritet të zëvendësohen nga katër futbollistë të tjerë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sahiti për GazetaBlic Sport tha se selektori Challandes është duke analizuar disa futbollistë dhe pritet që vendimi i tij natyrisht të merret sot.

“Mundësia e parë është që disa lojtarë që janë në  grumbullimin e parë të bashkohen edhe në grumbullimin e dytë. Një mundësi tjetër është të ftohen futbollistë nga Superliga. Megjithatë, është provuar edhe për ndonjë emër të ri që ka potencial të bashkohet me ekipin kombëtar për këto ndeshje miqësore. Traineri do të publikojë emrat e rinj sot dhe kjo do të përfundojë brenda ditës“, tha Sahiti për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që lista e dytë po bëhet gati për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë.

/GazetaBlic Sport/