Superliga e Kosovës rikthehet pas pushimit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
Ditën e sotme, do të zhvillohen dy ndeshje, kurse, nesër do të luhen edhe tri ndeshje tjera, shkruan GazetaBlic Sport.
Sot, Prishtina e Re e pret në Lipjan Gjilanin, kurse kampionia në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës.
Të dielën, Llapi në “Zahir Pajaziti” e pret Ferizajn, kurse Prishtina udhëton në Skënderaj për t’u ndeshur me Drenicën.
Ballkani në anën tjetër do t’i bëjë konak Dukagjinit nga Klina.

/GazetaBlic Sport/


