Lajme

995 pacientë me Covid të shtrirë në spitale, pothuajse të gjithë me oksigjeno-terapi

08/26/2021 20:22
nga:M K

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka raportuar se 1 mijë e 116 pacientë janë të shtrirë në spitalet e Kosovës, prej tyre 995 me Covid-19.

Nga 995 pacientë të hospitalizuar që janë të infektuar me Covid-19, pothuajse të gjithë, pra 935 prej tyre janë në oksigjeno-terapi.

Ky është raporti i SHKUK-së për ditën e sotme:

1116 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

935 me oksigjeno-terapi

37 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 117 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Gjakovës, 129 pacientë

– Spitali i Pejës, 180 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 125 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë

– Spitali i Prizrenit, 143 pacientë