Lajme

95 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në ShSKUK

07/22/2022 11:35
nga:N M

95 pacientë të prekur nga coronavirusi janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në katër spitale regjionale në Kosovë.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK-së në Klinikën Infektive janë të shtrirë 26 pacientë me COVID-19, në Neonatologji katër pacientë ndërsa në Klinikën e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nga nëntë pacientë. Në spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 17 pacientë me coronavirus, në Gjilan nëntë ndërsa në atë të Mitrovicës tetë pacientë.

Aktualisht në nivel vendi janë mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dje kanë vdekur dy persona të prekur me coronavirus përderisa mbi 1 mijë e 400 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2.