Nëntë vende i janë bashkuar Grupit të Shtatë (G7) të ekonomive më të zhvilluara në botë për të privuar Rusinë nga trajtimi i privilegjuar tregtar për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
Shtetet anëtare të G7 njoftuan të premten se do të shfuqizojnë statusin e “kombit më të favorizuar” të Rusisë në tregti, duke u hapur rrugën që të vendosin tarifa më të larta mbi importet ruse, sesa normat e aplikueshme për vendet e tjera partnere të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ose që të ndalojnë fare blerjet e mallrave të caktuara ruse.
Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Komisionari i Tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis tha se Shqipëria, Australia, Islanda, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut gjithashtu do të ndalojnë trajtimin e privilegjuar tregtar të Rusisë, raportoi Reuters.
Dombrovskis shtoi se një grup i vendeve perëndimore do të pengojnë gjithashtu edhe Bjellorusinë, aleate të Rusisë, që të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë.


