Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Statovci, e cila në këto zgjedhje garon me numrin 9, ka ndarë pamje nga tubimi i djeshëm me qytetarë në shkollën ‘Ismail Qemaili’ në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Statovci thotë se Prishtina i duartroket bashkimit sepse Republika ka nevojë për duar të sigurta.
Postimi i plotë:
Në shkollën “Ismail Qemali”, për ëndrrën dardane, për Kosovën e bashkuar.
Prishtina që i duartroket bashkimit. Sepse Republika ka nevojë për duar të sigurta.
Është lidhje e përhershme, sepse i ka themelet në liri, pavarësi e shtetndërtim.
Jeta Statovci 9️⃣✅


