Lajme

9-shi i LDK-së, Jeta Statovci: Gratë ishin dhe janë zë i fuqishëm, frymëzim dhe guxim për të vazhduar tutje

05/22/2026 16:02
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Statovci, ka zhvilluar një takim me gratë e Bregut të Diellit, raporton GazetaBlic.

Statovci thekson se nga shtëpitë e deri te shteti, gratë kanë qenë gjithmonë shtylla.

Tutje shton se ato ishin dhe janë zë i fuqishëm, frymëzim dhe guxim për të vazhduar tutje.

Postimi i plotë:

Bregu i Diellit | 113 | 9

Nga shtëpia e deri te shteti, gratë kanë qenë gjithmonë shtylla!

Ato ishin dhe janë zë i fuqishëm, frymëzim dhe guxim për të vazhduar tutje.

Përveçse i nevojshëm dhe i domosdoshëm, takimi me to është gjithmonë motiv për të qenë zë i tyre në vendimmarrje.

Do të vazhdojmë të rrugëtojmë bashkë për ta bërë më të mirën për Kosovën.

Jeta Statovci

Vjosa Osmani