Sporti

Giorgio Chiellini vendos rekord historik në Kampionatin Evropian

07/06/2021 21:00
nga:Mergim Rreci

Giorgio Chiellini ka filluar në ndeshjen kundër Spanjës, duke u bërë lojtari i parë që luan pesë ndeshje kundër të njëjtit kundërshtar në Euro.

Italia po ndeshet me Spanjën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Chiellini humbi dy ndeshje në këtë garë për shkak të një dëmtimi në kofshë, por u kthye në aksion në ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës të premten.

Siç tregon Opta, qendërmbrojtësi është bërë futbollisti i parë që do të luajë pesë ndeshje kundër të njëjtit kundërshtar në historinë e Kampionatit Evropian.

Chiellini ka 110 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola me Azzurrin.