Sporti

Chelsea triumfon ndaj Manchester Cityt dhe siguron finalen e madhe në FA Cup

04/17/2021 20:24
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka triumfuar në gjysmëfinalen ndaj Manchester Cityt në FA Cup.

Hakim Ziyech shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 55’të, shkruan GazetaBlic.

Manchester City e kishte dominimin në mbajtje të topit si dhe në rastet e krijuara, por që kjo nuk mjaftoi për ta ndryshuar rezultatin.

Londinezët do të përballen në finale me njërën nga dy skuadrat Leicester ose Southampton.

/GazetaBlic/