Lajme

85 infermierë të rinj nga nesër punësohen në klinikat e QKUK-së

08/07/2023 15:13
nga:N M

85 infermierë të rinj nga dita e nesërme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve i’u dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve.

Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm.

Avokatja e Krasniqit kërkon që ai të lirohet për dy javë: Është 72 vjeç, asnjë dëshmitar s’foli keq për të