Lajme

844 pacientë të shtrirë në QKUK e Spitalet e Përgjithshme rajonale, 38 prej tyre në gjendje të rëndë

04/14/2021 11:55
nga:M K

844 pacientë në përgjithësi janë të shtrirë në QKUK e Spitalet e Përgjithshme rajonale, 38 prej tyre në gjendje të rëndë.

Këtë e ka konfirmuar “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës” përmes një komunikate zyrtare, përcjell GazetaBlic.

Tutje, raportohet se 700 sosh janë të konfirmuar me koronavirus.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

844 pacientë të shtrirë, 38 në gjendje të rëndë

Bazuar në raportin e datës 14 prill 2021 për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 844 pacientë.

700 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
674 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë:
303, të konfirmuar me Sars Cov-2
16, në gjendje të rënduar
309, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 114 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 70 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 52 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 492 pacientë:
397- të konfirmuar pozitivë
22- në gjendje të rënduar shëndetësore
365- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 110 pacientë
Spitali i Gjakovës, 64 pacientë
Spitali i Pejës, 94 pacientë
Spitali i Gjilanit, 92 pacientë
Spitali i Ferizajt, 68 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë

LEXO EDHE:

Vjosa Osmani takohet me Vasfije Krasniqin, në 22 vjetorin e rrëmbimit të saj nga forcat barbare serbe

/GazetaBlic/