Turizem

81-vjeçarja kapet me 5 kg heroinë, kështu tentoi t’u shamngej autoriteteve

08/20/2022 12:10
nga:G C

Një 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë mbi 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni.

Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas nga Danimarka të dielën teksa ajo po kalonte tranzit pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen e pakëndshme, shkruan ABCnews.

Në fund të një valixheje të rreme u zbuluan pakoja me pesë kilogramë heroinë.

Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo akuzw dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.