Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë në repartin e Emergjencës në Suharekë, pasi fillimisht ishte pranuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.
Sipas Policisë, mjeku kujdestar ka informuar se vajza, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk kishte shenja jete.
Për rastin ka folur edhe vetë mjeku i QKMF-së në Suharekë, Edolir Ahmeti, i cili për emisionin “Kosova Live” ka deklaruar se pacientja është pranuar pa rrahje zemre dhe pa frymëmarrje, ndërsa stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve mjekësore.


