Lajme

8-shi i AAK-së, Bekë Berisha në Kamenicë: Ky qytet ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit

02/03/2025 14:32
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e Kamenicës, raporton GazetaBlic.

Ai tha se “Kamenica i piu 8 kafe me Bekën – Disa të mesme, disa të shkurta, poooor bisedat ishin të gjata dhe të frytshme”.

Sipas 8-shit të AAK-së, Kamenica është një qytet i gjelbër dhe i pasur me bukuri natyrore, që ofron një ambient të shëndetshëm dhe të pastër për banorët dhe vizitorët e tij.

“Ky qytet ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, duke ofruar mundësi për të eksploruar një trashëgimi natyrore dhe historike të pasur”, shkroi Beka në Facebook.

Postimi i plotë i Bekë Berishës: