Lajme

8 persona të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

08/23/2023 09:22
nga:Sh R

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Vushtrri

Siç raporton policia në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.

“Vushtrri 22.08.2023-07:30. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve. Si pasojë tetë persona kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Rasti nën hetime.