Showtime

8 Marsi- Reagon Drenusha Latifi: Dhuna ndaj gruas është shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë

03/08/2024 15:29
nga:N K

Në shenjë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Drenusha Latifi, figura e njohur si ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të fortë dhe motivues drejtuar grave që kanë mbijetuar dhunën në familje.

“Dhuna ndaj gruas është një shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë. Andaj, zëvendëso dhunën me dashuri: respekto jetën dhe integritetin e gruas”, u shpreh Latifi në një video-mesazh të ndarë në rrjetet sociale, të cilin e ka konceptuar si pjesë e një nisme për ndërgjegjësim realizuar nga Kuvendi Rinor në Komunën e Prishtinës.

Ky mesazh vjen si një dritë shprese dhe mbështetje për ato që janë përballur me dhunën, veçanërisht pas rrëfimit prekës dhe tronditës që Latifi bëri së fundmi në disa programe televizive. Ajo ka treguar me guxim për përvojat e saj me dhunën sistematike që ajo ka përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh, në Suedi. Përballja e Latifit me të kaluarën e saj të dhimbshme ka qenë një moment i rëndësishëm për të ndarë realitetin që shumë gra ende përjetojnë në heshtje.