Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, me numër 79, ka treguar nevojat e qytetarëve të Istogut dhe masat që do të marrë për të adresuar problemet që ata përballen.
Në një intervistë për GazetaBlic, Mulaj ka premtuar se një nga prioritetet e tij do të jetë përmirësimi i furnizimit me energji elektrike në Istog, veçanërisht në fshatrat e Rugovës, që shpesh përballen me ndërprerje të energjisë.
Mulaj theksoi se në rast se ai zgjidhet deputet, ai do të kërkojë një takim të menjëhershëm me KEDS-in për të siguruar zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.
“Do të jetë çështja e enegjisë sepse kemi edhe telashe, ne e kuptojmë që KEDS është një kompani private në fakt, por janë mekanizmat e qeverisë të punojnë, natyrisht unë në qoftëse arrijë të kaloj, të vijë si deputet, mendoj që javën e parë ta bëj një takim me KEDS-in që të kërkojmë të ndërhyjë patjetër për energjinë elektrike atje, në qoftë se kalojmë tek Peja, është rruga për Bogë që është dëmtuar shumë nëpër Bjeshkët e Rugovës, që ajo rrugë të shtrohet sepse është rrugë që i takon nivelit qendror, dhe komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm sepse do të bëj më shumë sigurisht që ajo të kryhet dhe të rregullohet”, potencoi Mulaj.
Përveç kësaj, Mulaj ka shprehur angazhimin për zhvillimin e Bjeshkëve të Rugovës, duke përmendur krijimin e një parku kombëtar dhe ndryshimin e ligjeve për të mundësuar shfrytëzimin e pronave private në këtë zonë.
“Është një nga takimet me banorët e Rugovës që e kam marrë edhe një kërkesë, që për mua si deputet i ardhshëm do të jetë realisht një kërkesë konkrete, çështja e parkut naccional në Bjeshkët e Rugovës, jemi ër atë park nacional duhet të ekzistojë, por të kemi ndryshime në ligje për parkun nacional në mënyrë që qytetarët atje, tek tokat provate që i kanë të munden me i shfrytëzu sepse ata nuk kanë drejt më të ndërhyjnë në asnjë pjesë dhe kanë mbet pa i shfrytëzu pronat e tyre”, tha mes të tjerash ai.
Kandidati për deputet i LDK-së ka thënë se ky ligj duhet të ndodhë në tre mujorin e parë të qeverisë së Kosovës, nëse LDK do të jetë në qeveri.
“Ky ligj, kjo duhet të ndodhë në tre mujorin e parë të qeverisë së Kosovës, nëse udhëhiqet nga LDK. Të merret iniciativa, natyrisht të analizohet dhe të sqarohet edhe me grupet e ekspertëve dhe të merret një vendim që edhe të ruhet parku nacional dhe të mos dëmtohen qytetarët”, ka theksuar Mulaj.
Ai ka thënë se duhet të vendosen kritere dhe të zbatohen, dhe të mos dëmohet parku por të ruhet dhe të shfrytëzohen pronat private.
“Duhet të vendosen kriteret dhe të zbatohen sepse problemi është ky duhet të zbatohet në praktikë dhe të mos dëmtohet sepse ka mundësi edhe të ruhet parku nacional por edhe të krijohen kushte për shfrytëzimin e pronave private. Edhe vet qytetarët janë që ta ruajnë parkun nacional, ata nuk duan ta dëmtojnë atë dhe ne natyrisht si përfaqësues të atyre nesër gjithsesi…por, meqenëse ka mundësi edhe të lirohet kjo situatë dhe ata t’i shfrytëzojnë pronat e veta”, ka deklaruar ai për Gazeta Blic.
Krejt në fund, Mulaj ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë për LDK-në, duke premtuar se do të jetë zë i fuqishëm dhe i arsyeshëm i qytetarëve të Istogut dhe Kosovës në Kuvend.
“Ne veç kemi diskutuar me qytetarë për së afërmi. I kemi takuar rreth 80 për qind të qytetarëve, bizneseve, i kemi marrë kërkesat e tyre jashtëzakonisht reale dhe si premtim i yni është që ne të vijmë në Parlament, të dalin më 9 shkurt ta votojnë LDK-në masovikisht dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun. Besoj se do të jemi zë jashtëzakonisht i arsyeshëm dhe i fuqishëm i qytetarëve të Istogut po edhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, ka përfunduar kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj./Gazeta Blic/