Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, ka falënderuar qytetarët e Suharekës për mbështetjen, energjinë dhe besimin e tyre, raporton GazetaBlic.
Ai tha se ky mobilizim tregon se rruga e LDK-së është e drejtë dhe se ndryshimi fillon nga njerëzit.
Postimi i plotë:
Falënderim i veçantë për Suharekën.
Sot treguat mbështetje, energji dhe besim.
Ky mobilizim është dëshmi se rruga jonë është e drejtë dhe se ndryshimi fillon nga njerëzit.
Të fala nga 77-shi i LDK-së.


