Lajme

77-shi i LDK-së, Lumbardh Salihu: Kosova duhet të investojë shumë më shumë në rini, me i hap dyert e jo me i mbyll ëndrrat!

12/27/2025 19:07
nga:Y I

Kandidati për deputet i LDK-së me numër 77, Lumbardh Salihu, ka ndarë një video në Facebook ku thekson se ‘rinia është zgjidhja e çdo problemi’.

Salihu tha se Kosova duhet të investojë shumë më shumë në rini, me i hap dyert e jo me i mbyll ëndrrat

“Unë besoj tek rinia e Kosovës sepse çdo ditë e shoh zhvillimin dhe potencialin që ka. Në rrugë, në sport, në muzikë, në edukim, shoh ide që presin vetëm një shans. Rinia jonë është zgjidhja e çdo problemi. Pa mbështetje potenciali humbet dhe pa investime talenti ikën. Kosova duhet të investojë shumë më shumë në rini, me i hap dyert e jo me i mbyll ëndrrat” thekson Salihu raporton “Gazeta Blic”.

Video e plotë: