769 mijë e 967 kosovarë tashmë i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.
Kur veçse ka filluar edhe aplikimi i dozës së tretë, në vendin tonë vaksinimi po vazhdon me ritëm të ndryshuar, përcjell GazetaBlic.
Përderisa java e kaluar u karakterizua me numër relativisht të vogël të qytetarëve që kanë pranuar vaksinën, ditëve të fundit numri ka shënuar rritje, fatmirësisht.
Vetëm në 24 orët e fundit, 2999 qytetarë kanë pranuar dozën e radhës respektive, duke e dërguar në 1 milion e 636 mijë e 378, shifrën totale të vaksinave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit.
/GazetaBlic/