Lajme

762 pacientë po trajtohen në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

04/18/2021 11:39
nga:Q R

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, aktualisht janë duke u trajtuar 762 pacientë nga Covid-19.

Prej tyre, 662 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 590 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 319 pacientë:

270 të konfirmuar me Sars Cov-2

23 në gjendje të rënduar

256 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 64 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 71 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 23 pacientë + 5 në intensiven e Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 443 pacientë:

392 të konfirmuar pozitivë

20 në gjendje të rënduar shëndetësore

334- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 66 pacientë

Spitali i Gjakovës, 70 pacientë

Spitali i Pejës, 101 pacientë

Spitali i Gjilanit, 80 pacientë

Spitali i Ferizajt, 63 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë.

Kryeministri Kurti: Dëshmorët e kombit bashkojnë popullin