Lajme

758 mijë e 250 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

11/25/2021 07:09
nga:M K

758 mijë e 250 kosovarë tashmë i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Kështu konfirmoi së fundi në raportin e saj të përditshëm Ministria e Shëndetësisë, përcjell GazetaBlic.

851 mijë e 75 qytetarë e kanë pranuar të paktën njërën dozë, ndërsa numri total i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 609 mijë e 325.

Kurse, përgjatë kohës për të cilën po flasim, pra 24-orëshin e fundit, janë vaksinuar vetëm 1802 banorë.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/