75 fletvotime kanë rezultuar të kenë qenë me problematikën e numrit serik në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.
Kështu ka marrë vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj.
“75 fletvotime në levizje, 5 kanë qenë pa numra serik, me numër serik të gabum dhe pa të hiç” i tha ky burim “Gazeta Blic”.
Gazeta Blic në lidhje me këtë çështje ka pyetur edhe anëtarin e PDK-së në KQZ, Ilir Gashi.
Gashi tha se nuk kanë ‘raport akoma’ në lidhje me këtë çështje.
“Nuk kemi raport akoma” tha shkurt Gashi për “Gazeta Blic”.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve por të njëjtit kanë deklaruar se pritet të mbajnë mbledhje në ora 17:00 pa dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin.
Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut u ndërpre dy ditë më parë pas dyshimeve për parregullsi nga komisionerët dhe vëzhguesit.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë kërkuar rivotim në këtë komunë.
Kështu deklaroi mbrëmë edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri.
“Unë mendoj që vetëm rivotimi e krijon legjitimitetin dhe e rikthen integritetin e besueshmerisë së institucionit të komunës së Mitrovicës. Është forma e vetme tashmë, për shkak që ka argumente të mjaftueshme që është humb integriteti i procesit të votimit” deklaroi ai.
/Gazeta Blic/


