Lajme

“75% e qytetarëve kërkojnë mjetet e Trustit, Bordi i këtij institucioni mban leksione para deputetëve”

03/30/2022 11:57
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Arton Demhasaj ka kërkuar që të lejohet tërheqja e parave të Trustit. Ai ka theksuar se 75% e qytetarëve në matjet e opinionit public kanë mirëpritur iniciativën për tërheqje të një pjese të këtyre mjeteve.

Ai ka kritikuar Bordin e Trustit, që sot para deputetëve kanë rekomanduar mos të tërhiqen mjetet, raporton Gazeta Blic.

“Kanë thënë “i ngopuri të untit” nuk ia beson, e Bordi i Trustit siç duket është mjaft i ngopur!”, ka thkesuar ai.

Postimi i plotë:

Rreth 75 % e qytetarëve të Kosovës në një matje të opinionit publik, janë deklaruar se do të mirëpritnin jashtëzakonisht shumë një mundësi për të tërhequr deri në 30% të parave nga TRUSTI, si masë lehtësuese për të përballuar shtrenjtimin e kostos së jetesës.

Ndërsa Bordi i Trustit që marrin paga të larta, gjatë raportimit në Komision Parlamentar, në vend se të shqyrtonin këtë mundësi, e ndjejnë veten komod aq sa për të dhënë leksione institucioneve që të gjejnë zgjidhje të tjera.

Kanë thënë “i ngopuri të untit” nuk ia beson, e Bordi i Trustit siç duket është mjaft i ngopur!

 

Muja: Tërheqja e fondeve po bëhet shprehi, s’ka nevojë