Lajme

720 mijë e 378 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

10/30/2021 07:09
nga:Lorik J

720 mijë e 378 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat.

Këtë e ka konfirmuar tashmë edhe Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme sa i përket rasteve të reja, raste këto që në 24 orët e fundit shënuan 28 sosh të reja, përcjell GazetaBlic.

Përgjatë kësaj kohe, u vaksinuan 4707 qytetarë, duke e dërguar në 1 milion e 558 mijë e 528 =, numrin e vaksinave të administruara në total.

Vetëm dozën e parë ndërkaq, e kanë pranur 838 mijë e 150 persona.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/