Lajme

72-shi i LDK-së, Behlulaj bashkë me forumin rinor shpërndajnë programin e LDK-së derë më derë

06/04/2026 13:49
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së me numër 72, Naim Behlulaj, ka bërë të ditur se së bashku me anëtarët e Forumit Rinor dhe vullnetarët e partisë po vazhdojnë shpërndarjen e programit zgjedhor nëpër lagje dhe tek qytetarët, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve përbën motivim të rëndësishëm për vazhdimin e angazhimit të tyre në terren, duke falënderuar njëkohësisht për besimin dhe përkrahjen e dhënë.

Postimi i plotë:

Së bashku me anëtarët e Forumit Rinor dhe vullnetarët e LDK-së, po vazhdojmë shpërndarjen e programit të LDK-së në çdo lagje dhe te çdo qytetar. Mbështetja e qytetarëve është forca dhe motivimi ynë për të vazhduar përpara me përkushtim e përgjegjësi.

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj!
LDK 113 ✔️
Naim Behlulaj #72 ✅