Lajme

707 mijë e 296 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

10/27/2021 07:10
nga:M K

10 mijë e 381 është numri i qytetarëve që janë vaksinuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Me këtë rast, shifrat e përgjithshme të kosovarëve që i kanë pranuar të dyja dozat kanë arritur në 707 mijë e 296, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, 835 mijë e 679 banorë e kanë pranuar të paktën vetëm një dozë deri më tani. Numri total i vaksinave të shpërndara në vendin tonë ka shkuar në 1 milion e 542 mijë e 975.

Sa i përket rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 sosh, dhe pa asnjë viktimë, fatmirësisht.

/GazetaBlic/