Sporti

70 milionë plus bonuset, Chelsea hap konkret për mbrojtësin e Zonjës së Vjetër

07/02/2022 23:46
nga:E K

Matthjis de Ligt dhe Juventusi nuk do të vazhdojnë së bashku. Ajo që dukej të ishte vetëm një hipotezë me kalimin e ditëve po kthehet në siguri. Mbrojtësi holandez nuk është i bindur për projektin e Juventusit, ai e bëri të ditur në fund të sezonit dhe, siç konfirmoi Maurizio Arrivabene, kërkoi të largohej.

Optimizmi për rinovimin që ka vijuar prej javësh është zhdukur, duke lënë hapësirë ​​për negociata me klubet e interesuara për mbrojtësin: me Chelsea-n, mbi të gjitha, por edhe me Manchester United.

Juventusi do të kërkojë të fitojë sa më shumë nga kartoni i De Ligt, ndoshta jo 100 milionë, siç shpresonin tek Juvja, por gjithsesi një shumë e konsiderueshme, që do të ishin të gatshme ta shpenzonin klubet e Premier League-s.

Lëvizja e parë i takon Chelsea-t, që është gati të rrisë ofertën deri në 70 milionë euro plus bonuse.

Shumë pak për momentin, por një pikënisje e mirë. Pasi kanë humbur Rudigerin dhe Christensenin, klubi londinez duhet të ndërhyjë në tregun e transferimeve në mbrojtje, por ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të Napolit Koulibaly, i cili në situatën aktuale do të ishte një biznes më pak i kushtueshëm dhe cilësor.