Zgjedhjet Lokale

70% e banorëve në Kodrën e Trimave s’e kanë të definuar pronësinë – Mehmeti ofron zgjidhje me 1 €

10/08/2021 11:45
nga:N M

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës Gëzim Mehmeti me një grup asamblistësh kanë vizituar Lagjen “Kodra e Trimave”.

Me këtë rast ai kë thënë se 70 % e banorëve të kësaj lagje nuk e kanë të zgjidhur çështjen e pronësisë, pra nuk kanë flet poseduese dhe certifikatën e pronësisë.

Ai ka premtuar se puna e parë që do bëjë është mundësia për këta banorë me një çmim prej 1 eurove të zgjidhin këtë problem.

“Kjo lagje e ka një telashe e cila është përcjell për shumë vite, ajo e pronësisë e cila për shumë vite nuk është definuar. Si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, zgjidhja ime bazohet me një çmim simbolik prej 1 eurove të ja mundësojmë”.

“Zotohem se vendimi im i parë do jetë kjo për një mundësi për këta banorë, si e drejtë themelore e shenjtë e tyre pasi prona është e shenjtë”.

Tutje ai ftoi të gjithë që të votojnë këtë ekip të asamblistëve, raporton EO.

“Votoni këtë ekip të mrekullueshëm që të jemi bashkë dhe të punojmë për te gjithë. Jam njeri i punës dhe i veprave”, theksoi tutje ai.

Hasan Krasniqi, nga kjo lagje, tha se kanë besim të plotë te kandidati Gëzim Mehmeti duke i uruar suksese në punë.

“Kemi besim të plotë për Gëzim Mehmetin dhe shpresojmë që të na realizohen ato që na është premtuar”.