Lajme

7 të shtëna në 4 sekonda, si ndodhi vrasja e dy shqiptarëve në Greqi para dhjetëra njerëzve në lokal

12/19/2022 07:59
nga:Genita C

Dy të vdekur me origjinë shqiptare, 41 dhe 44 vjeç dhe një grua e plagosur është bilanci tragjik nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në sheshin Nea Smyrni në Athinë. 31 vjeçare e plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00, kur autori hapi zjarr ndaj dy klientëve me origjinë shqiptare, ku ndodheshin jo pak persona, që sipas dëshmitarëve okularë vlerësohet të jetë më shumë se 100-150 persona rreth vendit të vrasjes – duke shkaktuar në panik.

Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. I pashqetësuar nga klientët, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Sipas informacioneve, të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke. 41 – vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat greke shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.