Lajme

7-shi, Rrahman Rama mirëpritet nga familja Ahmeti që organizoi tubim në Vushtrri në mbështetje të PDK-së dhe programit të Bedri Hamzës

12/20/2025 11:40
nga:Y I

Gjenerali dhe kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, i cili garon me numrin 7, ka marrë pjesë sonte në një tubim në Vushtrri, të organizuar nga familja Ahmeti, me pjesëmarrjen e miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Në këtë organizim tradicional të familjes Ahmeti, të pranishmit shprehën njëzëri mbështetje të fuqishme dhe të parezervë për PDK-në dhe programin qeverisës të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke vlerësuar rëndësinë e bashkimit rreth vizionit politik të partisë.

Tubimi u cilësua si një mesazh i qartë i përkrahjes për PDK-në në prag të zgjedhjeve ndërsa Rrahman Rama në këtë garë zgjedhore mban numrin 7.