Lajme

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama: Sonte u dëshmua se së shpejti Kosova do të jetë më mirë

01/11/2025 20:48
nga:Y I

Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama, ishte sonte pjesëmarrës në fushatën hapëse të PDK-së

Gjenerali Rama, që garon me numrin 7 në listën e PDK-së, ka shkruar se nga tubimi i madh u dëshmua se Kosova do të jetë më mirë së shpejti.

Ndryshe, PDK-ja sonte në mbrëmje ka mbajtur një tubim të madh, ku u prezantuan kandidatët për deputetë dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Sonte u dëshmua se së shpejti Kosova do të jetë #mamirë!

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen!

#Rr7