Lajme

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama merr përkrahje në Likoc

12/20/2025 20:09
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së me numër 7, Rrahman Rama, ka marrë përkrahje të fuqishme nga qytetarët e Likocit, gjatë një takimi të ngrohtë e simbolik në këtë vend me rëndësi historike për Kosovën.

Rama u shpreh se ndonëse në mbarë Kosovën dhe viset shqiptare ndihet si në shtëpinë e tij, Likoci zë një vend të veçantë, pasi pikërisht këtu kishte vepruar edhe shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se kjo histori dhe kjo sakrificë janë obligim për angazhim edhe më të madh politik e institucional.

“Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen që e keni gjithmonë për PDK-në dhe për programin zhvillimor të Bedri Hamzës,” ka deklaruar Rama, duke vlerësuar lart besimin e qytetarëve dhe mobilizimin e tyre.