Lajme

7 pyetjet e Avdullah Hotit për Artane Rizvanollin, kanë të bëjnë me krizën në energji

10/07/2022 12:01
nga:N M

Deputeti i LDK Avdullah Hoti në fjalimin e tij në Kuvend ka folur për krizën energjetike dhe masat që duhet të marrë Qeveria e Kosovës sidomos gjatë kohës së dimrit ku konsumi i energjisë elektrike rritet, raporton Gazeta Blic.

Ai ka pasur disa pyetje për minsitren e Ekonomisë Artane Rizvanolli;

Pyetjet e Hotit:

Sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK gjatë dirmit?
Sa duhet importuar energji për plotësuar konsumin?
Sa duhet buxhet për import?
A mund të lidhen kontrata qysh tani për furnzimim?
A mund të kthejmë energji që e kemi marrë?
Sa buxhet duhet ndarë për kompanitë që faturat e energjisë të jenë të përballueshme për konsumatorët ?
Sa buxhet duhet për familjet në asistencë sociale për rrymën ?

KE-ja iu shkruan vendeve të BE-së: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave